Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas emërimit të Rilind Gërvalles në krye të Radio Televizionit Publik të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Molliqaj ka shkruar se përzgjedhja e Gërvalles është emërim partiak.
“Përzgjedhja e Rilind Gërvallës drejtor të televizionit publik është emërim partiak. Pa parime, pa meritë pa merak. Me një qëllim: vegël për kontroll. Ky rast tregon veç një gjë: procesi është kryer. Qëllimi për të vepruar në të mirë të zhvillimit është bërë një me maninë për kontroll. Shkurt: nëse është i joni, ke edhe meritë edhe virtyt”, ka shkruar ai.
Tutje Molliqaj ka thënë se rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë.
“Rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë. Ne nuk do të ndalemi, as nuk do të lodhemi.”, ka përfunduar Molliqaj.