Molliqaj për pjesëmarrjen e VV-së në zgjedhjet në Shqipëri: Emancipimi nuk është brand

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar një status për pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

“Emancipimi nuk është brand. Zgjedhjet në Shqipëri po përfundojnë. Pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës si zgjedhës e kandidatë ka ndezur shumë polemika. Diskutohet prejardhja, identiteti e pasaporta, por shumë pak politika”, thotë ai.


“Përpjekja emancipuese nuk vjen prej emrit të madh që sakaq duan ta bëjnë brand me të cilin reklamohen. Ajo e ka kusht një përmasë autenticiteti që nuk eksportohet, por që nuk është prejardhje, identitet as pasaportë, siç kujton shumëkush këndejpari.

Kjo përmasë është vullnet e këmbëngulje, është luftë me rrethanën prej të cilës ke lindur, është thyerje e kokës në luftë me të pamundshmen. Mbi të gjitha, është folje, dhe jo emër. Numrat përgjithësisht, por edhe këta që po i shohim janë shprehje të fenomeneve, tregojnë raporte forcash, interesash e suksese diskursesh. Në shumicën e rasteve, janë thjesht fakte. Sikur para 2 muajsh, edhe kësaj here, veç fakte…Këta numra mund të jenë burim i mirë kritike, por jo nënçmimi e talljeje, siç nuk janë provë vërtetësie në anën tjetër”, shtoi Molliqaj në një status në Faceboo

Të ngjashme