Molliqaj: Presidentja e kryeministri duke e sharë Putinin, menduan se do të afrohen me Perëndimin

Prishtinë | 10 Mar 2022 | 16:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar institucionet në Kosovë në lidhje me rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazike dhe atyre të derivateve të naftës, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, Molliqaj ka thënë se krerët e shtetit menduan të ofrohen me Perëndimin duke e sharë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

 “Pra menduan se duke sharë Putinin do të afrohen me Perëndimin. Kosova është pro perëndimore. Ajo çka mund të themi është se Kosova po në një cikël të një inflacioni të lartë. Sot kryeministri akuzon qytetarët për panik. Po ashtu kryeministri bëri analizë në vend që të kishim veprime. Sot Qeveria do të duhej të ishte duke vepruar”, tha Molliqaj.

Më tutje Mollqaj ka propozuar tetë masa që sipas tij janë urgjente të ndërmerren.

“1.Rritja e pagës minimale në 350 euro; 2. Heqja e akcizës dhe TVSh-së në naftë për bujqit, industrinë prodhuese dhe transportin urban e ndër-urban; 3. Përgjysmimi i TVSh-së në derivate për konsumatorët e zakonshëm; 4. Dyfishimi i pensionit për këto kategori: pensionet e moshës, pensionet për personat me aftësi të kufizuara, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës (nga 100 në 200 euro); 5. Heqja e tatimit në të ardhurat personale deri në 350 euro; 6. Vënia në funksion e mekanizmave për t’i ndaluar spekulimet në treg; 7. Dyfishimi i Rezervës Shtetërore në mënyrë që të kemi stabilitet të çmimeve. 8. Heqja e TVSh-së për produktet bazë siç janë mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe vezët”, ka thënë ai.

Molliqaj theksoi se subvencionimi i bujqve duhet të kategorizohen.  

“Nëse duam të subvencionojmë grurin paret duhet të ishin në llogari. Sot pata takim me një bujk që ka 100 hektarë dhe tha se ka marrë subvencione për vitin e kaluar dhe nuk dihet se kur do t’i marrin tani. Duhet t’i lirojmë grupet dhe shtresa të ndryshme. Nuk besojmë se duhet për secilin. Besoj që kategoritë që thamë duhet të kenë pagë minimale janë ata që preken më së shumti”, tha Molliqaj.

Sa i përket protestave, Molliqaj ka thënë se Qeveria nuk i merr parasysh paralajmërimet e qytetarëve.

“Sigurisht që PSD-ja është vigjilente dhe e gatshme për të qenë organizator i protestave. Besoj që sot nesër do të mblidhemi për të diskutuar datën kohën dhe aksionet që do t’i ndërmarrim gjatë kësaj periudhe”, ka thënë Molliqaj.

“Qeveria në këtë kohë nuk duhet të qëndrojë si spektatore, por të ndërhyjë. Kosova ka mjete buxhetore për ta zbutur krizën. Krizat përveç dëmeve që sjellin, janë edhe mundësi për të bërë ndryshime strukturore që transformojnë ekonominë. Për këto duhet guxim dhe bindje”.

Këto janë masat urgjente që duhet të ndërmerren:

1.    Rritja e pagës minimale në 350 euro;

2.    Heqja e akcizës dhe TVSh-së në naftë për bujqit, industrinë prodhuese dhe transportin urban e ndër-urban;

3.    Përgjysmimi i TVSh-së në derivate për konsumatorët e zakonshëm;

4.    Dyfishimi i pensionit për këto kategori: pensionet e moshës, pensionet për personat me aftësi të kufizuara, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës (nga 100 në 200 euro);

5.    Heqja e tatimit në të ardhurat personale deri në 350 euro;

6.    Vënia në funksion e mekanizmave për t’i ndaluar spekulimet në treg;

7.    Dyfishimi i Rezervës Shtetërore në mënyrë që të kemi stabilitet të çmimeve.

8.   Heqja e TVSh-së për produktet bazë siç janë mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe vezët.

Të ngjashme