Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kujtuar protestën e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosja, në të cilën u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.
Molliqaj ka shkruar në Facebook se ata i vrau pushteti sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre, e as nuk e pranonte mendimin ndryshe.
“Moni dhe Arbeni, para 12 vitesh u angazhuan duke protestuar për progres, liri dhe barazi”.
“Pushteti i vrau sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre. Pushteti nuk e donte demokracinë dhe nuk pranonte mendim ndryshe”, ka shkruar Molliqaj.