Dardan Molliqaj nga PSD, ka thënë se mosbashkimi i LDK-së dhe Vetëvendosjes, ka përcaktuar fituesin e zgjedhjeve.
“Kemi dy parti që s’mund të bashkëpunojnë me askëd dhe do të shkojnë në zgjedhje të vetme, të izoluara e të lodhura. Kemi LDK-në, që në dy proceset e fundit zgjedhore ka kandiduar persona aspak të fuqishëm brenda partisë me qëllimin e thjeshtë që të mos ndahet partia”, ka thënë ai përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Dhe e kemi koalicionin fitues PSD-AAK që është i vetmi me potencial të realizojë projekte të mëdha për Kosovën dhe njerëzit e vendit tonë. Është koalicion që po i shtohen përditë njerëz të ri; është koalicion që nuk ka probleme të brendshme e kriza të bashkëpunimit me të tjerët; është koalicion që do të fitojë bindshëm”.
“100% për Kosovën! 100% për njerëzit!”