Molliqaj: Targat, Elektroseveri, toka e Manastirit… Zajednica “loading”

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pronat e manastirit të Deçanit.

Molliqaj ka akuzuar Kurtin për “zbythje” në raport me të gjitha qëndrimet e mëhershme dhe ka paralajmëruar se edhe “Zajednica” po bëhet.

“Targat, letërnjoftimet, Elektroseveri, Zgjedhjet në veri, Toka e manastirit”, ka radhitur Molliqaj disa nga “detyrat” e kryera nga Kurti. “Zajednica Loading…”, ka shkruar ai , në Facebook.

“Kur ua servon figurën e rezistencës me çdo kusht, nuk e ka. Andaj, argumenti s’e pati çare nuk pi ujë. Përveç se kauzën për manastirin e vazhdoi edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për vite me radhë, Kurti këtë vendim nuk e mori as si synim anëtarësimi në Këshill të Evropës, as si respektim i vendimeve të Gjykatës. Ka disa sosh që nuk janë respektuar pikërisht në qeverisjen e tij”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Postimi i plotë:


Të ngjashme