Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se arsyeja përse Ramush Haradinaj ka vendosur të mos marrë pjesë në debatin e planifikuar për të premten në Klan Kosova përballë, Albin Kurtit e Avdullah Hoti, është ndalesa që atij ia ka bërë Kadri Veseli.
“Mospjesëmarrja e Ramush Haradinajt në debat, është vendim i Kadri Veselit dhe ekipës së fushatës së PDK-së, të cilët janë të bindur që ky debat do ta dëmtonte koalicionin”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Pra koalicioni PDK-AAK e di që kandidati i tyre është intelektualisht shumë i dobët për përballje televizive”.
“Si mund të jetë kandidat i përshtatshëm për kryeministër, një kandidat i papërgatitur për ballafaqime televizive?”, ka pyetur Molliqaj.
“Çdo ditë po dëgjojmë për dorëzimin e koalicioneve të pazareve. Pra, çdo ditë po afrohet ngadhënjimi i Vetëvendosjes”.