Molliqaj: Zgjidhja për Urën e Ibrit vjen nga tavolinat e Brukselit, jo nga veprimet e kadetëve policorë

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se zgjidhja për Urën e Ibrit s’gjendet në veprimet e kadetëve policor, por në tavolinat e Bruskelit.

Sipas tij, vetëm kështu mund të ndalen dramat e përditshme policore.

“E vërteta e zhveshur është se ura e Ibrit nuk është vetëm një strukturë fizike që zgjidhjen e gjen në veprimet e kadetëve policor të instrumentalizuar nga politika, por në tavolinat e Brukselit. Atje ku duhet të shtyhet fuqishëm çështja e ripërcaktimit të kufijve nëse nuk duam dramë të përditshme policore, e probleme socio-ekonomike të vazhdueshme”, ka shkruar Molliqaj në rrjetin social ‘Facebook’.

Nga këndvështrimi i tij ura është kthyer si kufi i brendshëm.

“Dështimi i këtij eksperimenti nuk është veç testim, është kthim mbrapa. Sepse bashkë me të sot e kemi prishjen e raporteve me aleatët, kemi draft më të keq për asociacionin, dhe nënvizimin e ri për urën. Pra problemi qenka politik, e jo i rendit e ligjit, jo i kokëfortësisë së liderëve”, ka thënë Molliqaj, teksa shton se se veriu s’ka qenë asnjëherë çështje guximi apo kokëfortësie.

“Politika nuk është garë kush po e mbanë më gjatë frymën. Edhe me statusquo edhe me asociacion telashet për Kosovën veç sa nisin”.

Të ngjashme