Ndeshja e mbrëmshme mes Hungarisë dhe Anglisë u karakterizua nga polemika të mëdha.
Kishte thirrje të supozuara raciste në drejtim të futbollistëve të Anglisë nga tifozët e kombëtares vendase.
Në një moment, Sterling ishte shumë i prekur nga thirrjet, ku shihet qartë në reagimin e tij në fytyrë.
UEFA ka bërë thirrje që do të punojë fuqishëm në këtë drejtim, atje ku do të hetojë deri në pikën e fundit çdo thirrje të mundshme raciste.