Momentet më të bukura nga dasma e Xhensilës e Besit

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 10:31 | Nga

Dasma e Xhensila Myrtezajt me Bes Kallakun zuri vend mbrëmë tek Pallati i Brigadave, ku qindra të ftuar panë nusen të hynte me një fustan të madh, shoqëruar nga dy njerëz që i mbanin bishtin e gjatë.

Pas kësaj, çifti iu drejtua altarit, ku shkëmbyen betimet e dashurisë së përjetshme, dhe për të krijuar bashkë një familje të lumtur.

“Unë betohem ta bëj jetën time përgjithmonë tënden, dhe të vazhdoj t’i ndjek ëndrrat e mia me ty, siç kam bërë deri më tani. Të jem bashkëshortja jote, por mbi të gjitha të jem shoqja jote më e ngushtë. Të premtoj sot, për një familje plot jetë…”, ishte betimi i Xhensilës.

Bes Kallaku ishte më shumë se i bindur se do ta ndajë jetën me Xhensilën. Pyetjes nëse do ta marrë për grua (në të mirë e në të keq, në shëndet e në sëmundje) iu përgjigj:

“Po! Due!”

Pas kësaj, shkëmbyen unazat dhe puthjen e parë si burrë e grua.

https://www.instagram.com/p/BYgzp8KBlu_/?hl=en&taken-by=xhensilamyrtezaj

https://www.instagram.com/p/BYgz8EpBoTU/?hl=en&taken-by=xhensilamyrtezaj

https://www.instagram.com/p/BYgzli1h4nr/?hl=en&taken-by=xhensilamyrtezaj

https://www.instagram.com/p/BYgzZrbhOLr/?hl=en&taken-by=xhensilamyrtezaj

https://www.instagram.com/p/BYgzNHPBxO7/?hl=en&taken-by=xhensilamyrtezaj

Më tej Xhensila ndërroi fustanin, ndërsa Besi veshi një kostum të kuq, për vallëzimin e parë si burrë e grua. Ata kërcyen nën tingujt e këngës “A te” të kantautorit italian Giovanotti.

Por s’do të kalonte shumë që fjalët e tij të dashurisë të ndërpriteshin nga kënga “Baftjar” e Besit me Ylli Bakën, e Besi të ngrinte Xhensilën mbi shpinë e të rrotullohej bashkë me të.

Sigurisht, Xhensila dhe Besi ia morën edhe valles, duke kërcyer një Pogonishte të shtruar, por edhe vallet e famshme të veriut.

Të ftuar në dasmë ishin edhe disa nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës, përfshirë presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ata ishin ndër më entuziastët në pistën e kërcimit, ku kërcyen me Besin.

Më tej, ishte radha e Xhensilës për të dalë në skenë. Këngëtarja mori mikrofonin për të kënduar një këngë që i dedikohet bashkëshortit dhe partnerit prej 8 vitesh, Bes Kallaku. Në vargjet e këngës, Xhensila i shpreh gjithë dashurinë dhe i premton se do të jetë përgjithmonë në krahun e tij.

“Më shiko në sy, botën jap për ty. Se do jem, për ty do jem aty, gjithmonë. […] Se ti e ke çelësin e zemrës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme