Momenti epik, aktori Tom Cruise ngatërron makinën e tij me atë të kryeministrit. Tentoi të hapë derën, por…

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Një video e aktorit hollivudian Tom Cruise, është bërë virale në rrjetet sociale, teksa ka ngatërruar makinën e tij me atë të kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Në pamjet e publikuara aktori u përpoq që të hapte derën e makinës, por në moment kuptoi që ai nuk ishte mjeti i tij.

Siç shihet edhe në video, Cruise duke buzëqeshur shihet se ecën drejt makinës së tij pak para se të mbërrinte kryeministri britanik dhe shoqëruesi i tij.

Cruise aktualisht ndodhet në Angli ku edhe po xhirohen episodet e fundit të serialit ‘Mission Impossible’, i cili pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Të ngjashme