Momenti i jashtëzakonshëm kur një shkollë në Itali priti fëmijët ukrainas

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një shkollë e tërë në Itali përshëndeti me brohoritje fëmijët refugjatë ukrainas teksa mbërritën për ditën e tyre të parë pas largimit nga pushtimi rus.

Fëmijët u njohën me atë që dukej si shoqërues për t’i udhëhequr gjatë ditës së tyre të parë në shkollën në rrethin e Napolit të Pomigliano d’Arco.

Më shumë se 2.2 milionë ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre që kur Moska filloi një pushtim të plotë të vendit më 24 shkurt, me këtë shifër që pritet të arrijë në 4 milionë në ditët në vijim, transmeton Klankosova.tv.

Javën e kaluar, një tjetër shkollë italiane organizoi një festë ditëlindjeje për dy jetimë ukrainas, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

https://www.facebook.com/JackWDart/videos/1107946013361052/

Të ngjashme