Momenti i tërmetit të fuqishëm në Turqi

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmë Turqinë. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren.

Tërmeti u ndje edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku, dhe ka krijuar panik në shumë qytete duke bërë që banorët të lenë banesat e tyre.

Në pamjet e publikuara, shihet se banorët janë në panik dhe kanë dalë të gjithë në rrugë.

Të ngjashme