Gjatë raportimit për lëkundjen e fortë të orës 03.39, ku në Thumanë një pallat është shembur, gazetarja e A2 Marsela Karapanço përjeton live lëkundjen tjetër të fortë, i orës 7.08, i konfirmuar si i magnitudës 5.5 të shkallës Richter.
Situata paraqitet mjaft e rëndë në Thumanë, atje ku është shembur pjesa më e madhe e një pallati.
Disa persona kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar.