Është shoqëruar me tensione seanca e sotme e kuvendit të Shqipërisë.
Deputeti demokrat Edi Paloka është ngritur nga karrigia dhe ka spërkatur me shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama.
Paloka është përjashtuar në mënyrë të menjëhershme nga seanca nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Edi Paloka ka refuzuar të dalë nga salla e Kuvendit ç’ka ka detyruar Ruçin të ndërpresë seancën me 5 minuta.
Sipas PD-së qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.
“Edi Paloka e gjuajti me ngjyrë e Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuatja me boje është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së.