Momenti kur droni shkatërron sistemin raketor rus, ushtria ukrainase nxjerr videon

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Një dron ka shkatërruar një sistem raketor rus. Pamjet i ka publikuar ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ku tregon sulmin e suksesshëm Tb2 kundër një sistemi raketor rus në rajonin Zhytomyr.

Prej 4 ditësh vijojnë luftimet në Ukrainë pasi Rusia ndërmori një sulm ushtarak për ta pushtuar.

Vladimir Puti, ka urdhëruar ushtrinë ruse që të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri të veçantë”. Ky është niveli më i lartë i gatishmërisë i Forcës Raketore Strategjike të Rusisë. Ai thotë se kjo është kundërpërgjigje ndaj “agresionit” të NATO-s. Kjo lëvizje nuk do të thotë se Rusia synon të përdorë armët bërthamore.

SHBA e dënoi lëvizjen duke e quajtur të papranueshme. NATO e cilësoi të rrezikshme dhe të papërgjegjshme. Trupat ukrainase janë nën kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Kharkiv. Më herët, trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Së fundmi delegacionet ukrainase dhe ruse kanë rënë dakord që të takohet në kufi me Bjellorusinë nesër.

Të ngjashme