Ky është momenti kur ndërmjet një gazetari polak dhe një ish-deputeti ukrainas, shpërthen sherri gjatë një debati televiziv.
Gazetari Tomasz Maciejczuk, ishte duke debatuar në një televizion rus me një ish-deputet të parlamentit ukrainas, kur tha: “Ukrainasit duan të jetojnë si njerëz normalë, dhe jo në m**, si ju në Rusi”.
Ishte pikërisht kjo fjali që ndezi edhe sherrin e dhunshëm mes dy të ftuarve, por edhe prezantuesit të emisionit, i cili i hodhi një copë letre në fytyrë gazetarit polak, duke ju përgjigjur: “Jeni ju ata, që jetojnë në m**!”
Ndërkaq, ish-deputeti ukrainas, Ihor Marhov e goditi gazetarin me grusht në fytyrë, transmeton tema.
Gjithçka u zhvillua, ndërsa transmetimi televiziv ishte ndërprerë, por pamjet janë publikuar më pas në “Youtube”.