Momenti kur ish-nxënësja hyn me automatik në shkollë dhe vret 6 persona

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në Nashville të SHBA-ve. Mes viktimave është dhe drejtoresha e shkollës. Autorja është identifikuar si Audrey Hale, 28 vjeç e cila u vra nga policia. Ajo besohet të jetë ish-nxënëse e kësaj shkolle.

Policia e Nashville publikoi një video të shkollës që tregon sulmuesen, e identifikuar nga policia si Audrey Elizabeth Hale, duke shpërthyer dyert e xhamit me armë zjarri dhe duke ecur nëpër korridor, duke drejtuar një pushkë gjysmë automatike. E dyshuara kishte veshur një jelek të zi mbi një bluzë të bardhë, pantallona kamuflazhi dhe një kapele bejsbolli të kuqe.

Motivi nuk dihej menjëherë, por Hale kishte vizatuar harta të detajuara të shkollës, duke përfshirë pikat e hyrjes për në ndërtesë, dhe kishte lënë pas një “manifest” dhe shkrime të tjera që hetuesit po shqyrtonin, u tha gazetarëve shefi i policisë John Drake.

https://www.youtube.com/watch?v=e6RX3hxIDok

Të ngjashme