Një zbutës gjarpërinjsh nga Indonezia e pësoi keq nga një gjarpër kobra, me të cilin po luante përpara fshatarëve. Norjani njihej edhe si Mbreti i Kobrave.
Por shfaqja e tij e fundit rezultoi tragjike. Gjarpri i gjatë rreth 5 metra e kafshoi dy herë. Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi shfaqjen përpara banorëve.
Dy orë më vonë, ai nisi të kishte probleme dhe e dërguan në spital. Mjekët i dhanë antihelm, por ishte tepër vonë. Helmi i kobrës kishte depërtuar në trup dhe ai ndërroi jetë atë mbrëmje. Familja e tij ia preu kokën gjarprit, një akt që mendohet se largon shpirtrat e këqij.