Një pjesëtar i Njësisë Speciale është parë duke përshëndetur me një ushtar të KFOR-it në Bërnjak.
Derisa automjetet e Njësisë Speciale ishin të rreshtuar dhe pritnin momentin për t’u larguar, një pjesëtar i tyre ishte parë duke e përshëndetur ushtarin e KFOR-it.
Pjesëtarët e KFOR-it janë në atë pjesë për disa ditë, duke monitoruar situatën.
Protestuesit serbë aty e kanë bllokuar rrugën për 13 ditë duke kundërshtuar reciprocitetin për targat që ishte vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Po ashtu afër barrikadave kanë qëndruar edhe njësitet speciale, njofton Klan Kosova.
Të gjithë sot e filluan largimin pas vendimit të marrëveshjes së Brukselit.