Momenti kur policia arreston një të ri në Prishtinë

Prishtinë | 26 Jan 2026 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Një i ri është arrestuar në Prishtinë paraditen e kësaj të hëne, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se, sipas të dhënave fillestare, në rast janë përfshirë dy persona.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një konflikt, i cili ka ndodhur në rrugën Migjeni në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Kanosje”, tha Pllana.

Të ngjashme