Tollovi e madhe u krijua në derbin e Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Nga një goditje këndi në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.
Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan Gazeta Express.
Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1.
Nga pamjet e publikuara nga FC Ballkani, shihet se portieri Frashëri mori një goditje të rëndë në kokë nga njëri prej tifozëve gjilanas.