Të dielën e 29 majit, një person ndoti kasën e xhamit që mbron Mona Lisa-n e Leonardo da Vinçit – me tortë.
Piktura më e famshme në botë është e ekspozuar në muzeun e Luvrit në Paris.
Pamjet dhe videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale nuk tregojnë momentin në të cilin personi lyen pikturën.
Por vetëm xhamin që e mbron atë të njollosur tashmë me krem të bardhë dhe një nga gardianët i cili tenton ta pastrojë.
Sipas dëshmive të vizitorëve që ndodheshin aty, personi i është afruar pikturës me karrocë dhe me paruke në kokë.
Një nga video-t e tregon atë duke qëndruar teksa po largohet dhe i bërtet turmës që “mendoni për Tokën”, “kjo është arsyeja pse e bëra, mendoni për planetin”.
Mona Lisa ka tërhequr gjithmonë sulme të këtij lloji, ndoshta për shkak të famës së saj mbarë botërore.
Në vitin 2009, një grua i hodhi asaj një filxhan çaj dhe në atë rast piktura mbrohej nga kutia prej xhami.
Në vitin 1974, ndërsa ajo ishte e ekspozuar në Tokyo, një grua e lyente me një llak të kuq.
Në vitin 1956 pati edhe dy sulme të tjera, një me acid dhe një me gur.