Modelja e pikturës më të famshme në botë, ishte prostitutë e paguar me çmim të lartë. Profesori italian, Carlo Vecce, e ka zbuluar sekretin skandaloz nderisa gjurmonte identitetin e vërtetë të Mona Lizës. Pasi ka kontrolluar shumë letra dhe ditarë të artistit Leonardo da Vinci, hulumtimi i Vecces më në fund është shpaguar. Ai e ka zbuluar një letër të njërit prej nxënësve më të famshëm të artistit, ku Mona Liza emërohet si Isabella Gualandi, e lindur në Napoli në 1491.
Isabella ishte e dashura e Giullano de Medici, vëllai i Papës Leo X.
Profesori i respektuar i Napolit, Vecce pohon se Giullano i kishte dhuruar Da Vincit një studio në Vatikan. Më pas e kishte ftuar që ta pikturonte dashnoren e tij, Mona Lizën.
Piktura e saj e tani rri varur pas xhamit të blinduar në Louvre në Paris.