Ekipi nga Ligue 1, Monaco po insiston në transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Mariano Diaz.
E përditshmja spanjolle “Marca” të hënën ka raportuar se Monaco tashmë ka kontaktuar Realin në lidhje me sulmuesin që ka kërkuar largimin gjatë kësaj vere nga madrilenët.
Mësohet se Diaz te Monaco shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit dhe për kartonin e tij, janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 25 milionë euro. Diaz 25-vjeçar, ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Lyoni për 21.5 milionë euro.
Diaz edicionin e shkuar ka patur hapësirë të vogël te Reali dhe ka shënuar katër gola në 22 paraqitje. Diaz kërkohet edhe nga Milani.