Ramon Rodriguez Verdejo i njohur si Monchi, është kthyer në Sevilla për ta rinisur rolin e tij si drejtor sportiv në këtë klub.
Drejtori spanjoll u largua nga Sevilla dy vjet më parë për t’iu bashkuar Romës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo punët nuk i shkuan ashtu siç kishte pritur dhe shpejt ai u detyrua që të largohet nga skuadra italiane.
Arsenal është njëra ndër skuadrat që ka shprehur interesimin ta përvetësojë ish futbollistin 50 vjeçar.
Mirëpo ai e ka konsideruar si më të arsyeshme që të kthehet në klubin e tij të mëparshëm.