Monitoruesit ndërkombëtarë thonë se në zgjedhjet në Shqipëri kishte presion nga të dyja palët

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Vetëm pak më shumë se 20 për qind e qytetarëve shqiptarë morën pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për kryetarë të 61 bashkive në Shqipëri.

Ky proces zgjedhor i bojkotuar nga opozita shqiptare u karakterizua me arrestime, disa incidente të vogla dhe parregullsi të tjera.

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se në shkallë vendi janë bërë 3 procedime penale, nga të cilat dy 2 persona janë arrestuar.

Por, në disa bashki në Shqipëri ka ndodhur që numri i votuesve ka rezultuar shumë herë më i vogël sesa numri i votave të publikuara nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Ndërkaq, sipas rezultatit preliminar të KQZ-së , në të gjitha bashkitë ku janë numëruar votat, fitues janë kandidatë të PS-së.

Kryetari i PS-së, Edi Rama, këto zgjedhje i ka quajtur historike.

Ndërsa, Lulzim Basha i PD-së, ka thënë se shqiptarët e braktisën Ramën derisa është shprehur i habitur me mosreagimin ndërkombëtar.

Një ditë pas zgjedhjeve vëzhguesit ndërkombëtarë kanë paraqitur gjetjet dhe përfundimet e tyre paraprake.

Në një konferencë për media vëzhguesit kanë deklaruar se përplasjet politike kanë çuar në pasiguri juridike të këtij procesi zgjedhor.

Sipas ambasadores së ODIHR-it, Audrey Glover, zgjedhjet janë mbajtur pa u marrë parasysh elektorati.

Ajo ka shtuar se opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa Qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur ato dhe në këtë klimë të një polarizimi politik, siç ka thënë ajo, zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike.

61 bashki, në 31 prej tyre garonte vetëm nga një kandidat, të gjithë nga Partia Socialiste.

Të ngjashme