Monopoli në fushën e homologimit të veturave, Lekaj raporton para komisionit

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot raporton në Komisionin për Zhvillim Ekonomik e Infrastrukturë lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje e cila fillon prej orës 13:00, do të raportojë edhe ministri i Ifrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në lidhje me monopolin në fushën e homologimit të veturave, shkruan lajmi.net.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 18 dhe 19.6.2019;
  3. Raportim i z.Pal Lekaj, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave;
  4. Të ndryshme .

Të ngjashme