Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka raportuar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik e Infrastrukturë lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, raporton EkonomiaOnline.
Gjatë këtij raportimi u zhvillua një debat i ashpër mes deputetëvedhe ministrit Lekaj, i cili këmbëngulte se është duke e zbatuar ligjin dhe se përgjegjëes për cështjen e monopolit të homologimit është ministri i kaluar, pra Lutfi Zharku.
“Unë si ministër jam i obliguar që më përpikëri ta përpiloj ligjin e aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ministria ka nxjerr ligjin për homologimin e automjeteve i cili është i sponsorizuar nga ministri Zharku, në asnjë formë nuk kemi luajtur por ligji e ka mundësuar. Ne jemi munduar që mos të kemi monopol. Me vjen keq që hnë skam qenë në Kuvend kur është miratuar ky ligj. Pagesa është 84€ plus TVSH”, u shpreh Lekaj.
“Ne zbatojmë të gjitha standardet e BE për kushtet e automjeteve të cilat prodhohen në BE kanë standarde të cilat janë të pranueshme në vendin tone. Autoritetet homologuese bëjnë rishikim te automjeteve, ku në vendin tonë ka filluar nga viti 2009. Ne nuk e kemi sponsurizuar këtë ligj por mandatura e mëhershme, prandaj kjo është derivat i ligjit. Afati është i pakufizuar nuk jam unë që e kam nënshkruar atë ligj por jeni ju deputet që keni pasur përgjegjësi”, ka thënë Lekaj.
Deputetja Hykmete Bajrami, tha se ligji nuk është në kundërsthim me Kushtetutën dhe se përgjegjës për këtë gjendje e bëri ministrin aktual, Pal Lekajn.
“Ligji nuk është ne kundërshtim me Kushtetutën, ju i keni disa leta nga Apostolova ne asnjë letër nuk flitet për ligjin. Ajo çka ju keni bërë është betonimi vazhdimisht i monopolit deri në përjetësi:, tha ajo
Ministri Pal Lekaj tha se i kanë marr seriozisht rekomandimet e shefes së BE-së.
“Unë e them me përgjegjësi se udhëzimi administrativë është derivat i ligjit që e jep të pakufizuar por që e hap tregun. Pas letrës së Apostolovës kemi kërkuar ekspert të jashtëm është formuar komisioni. Ligji ia ka mundësuar këtë kontratë”, tha Lekaj.
Ndërsa eksperti Nebih Shatri tha se Kosova nuk kryen homologim.
Ne nuk kryejmë homolgim, e njohim atë evropianë. Pastaj ne e bëjmë vërtetimin me atë dokumentacion. Ne kemi kërkuar të vijë ekspert dhe të shohim a ka barrierë ose të shohim nëse ka diçka në legjislacion. Ky raport s’ka ardhur në ministri, ka ardhur vetëm prej Apostoloves.
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, pyeti nëse kompania që bën homologimin ka kontratë 10 vjeçare dhe se nga kush është nënshkruar.
Ndërsa ministri Pal Lekaj, tha se kjo kontratë është nënshkruar në vitin 2008 nga Fatmir Limaj.
“Nuk e kam nenshkruar unë, e ka nenshkruar në 2008 nga Fatmir Limaj Sa i përket opsionit që e kanë sponsorizua ka qene Zharku, Muhamet Mustafa kryetar i këtij komisioni”, tha ai.
Deputeti Glauk Konjufcatha se gabimi i madh u bë në vitin 2008 kur iu ka mundësuar një kompanie monopoli.
“Krimi kryesor është në 2008, Është nënshkrua kontratë ku i jepet drejtpërdrejt një përfituesi privat, për këtë proces. Krimi i dytë kushto që ka pas vullnet politik është lehtë me ndal, i ki të gjitha autorizimet”, tha ai.
Por i ashpër ka qenë reagimi i Lekajt ndaj Konjufcës.
“Nuk e shkeli ligjin me u tranu ti”.
“Shkelja kryesore është monopoli, jo e pakufizuara”, tha Konjufca
Debati vazhdoi edhe më tutje
“Unë jam për treg të lirë, do të hapet në atë moment kur ka fizibilitet, mos ejani këtu pa i lexuar”, u përgjigj Lekaj.
Edhe deputeti Salih Zyba kishte disa pyetje për ministrin Lekaj.
“Tregona eksperti kur është punësuar, a ka të hyra prej Eurolabit, a e ke kontratën e shumë përfolur, pse s’na ke pru këtë se ajo është shumë e dëmshme kontratën kur është bërë homologimi.
“Po më vjen keq në çfarë pozite keni ra”, tha Lekaj.
Debati vazhdoi edhe më tutje, mes deputetit Zyba dhe ministrit Lekaj.