Montazhi me AI ndaj Time Kadriajt, reagon deputetja: S’ju shpëton as Beogradi

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë një montazh të krijuar me inteligjencë artificiale, duke e paraqitur kinse gazetën serbe “Blic” ka publikuar në numrin e saj të sotëm një lajm për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pas këtij publikimi ka reaguar edhe Kadriaj, e cila e ka cilësuar atë si një përpjekje për manipulim.

“Ju kanë ra maskat. As Beogradi s’ju shpëton!”, ka shkruar deputetja e AAK-së në Facebook.

Në imazhin e shpërndarë nga Hoxha, ballina paraqet një artikull të rremë, ku pretendohet se “Blic” ka raportuar për incidentin në Kuvend dhe ka vendosur fotografinë e Kadriajt në ballinë.

Të ngjashme