Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka folur për sfidën ndaj Shkëndijës.
Ai pohoi që nuk e njeh mirë ekipin shqiptar.
“Na është bërë zakon shorti, ishte argëtuese të marrim pjesë drejtpërdrejt. Nuk e njoh mirë skuadrën (Shkëndijën), kemi kohë ta sudiojmë. Po mundohemi ta dimë ku është vendi ku do të luajmë lojën si mysafir”, deklaroi Montella, përcjellë “Lajmi.net”.
Ndeshja e parë mes Shkëndijës dhe Milanit, zhvillohet në Shkup.