Donnarumma ende nuk e ka vazhduar kontratën me Milanin, që i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Vincenzo Montella ka konfirmuar se Milani është duke bërë ta pamundurën që ta mbajë në “San Siro”, Gianluigi Donnarumma, duke shtuar se “ai duhet të vendos”.
18 vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm, vazhdimi i sa për një kohë të gjatë është prioriteti i pronarëve të rinj kinës.
“Unë e di që klubi po bën përpjekje të mëdha të shpërblejë Gigion për cilësitë që ka”, tha fillimisht Montella për Premium Sport.
“E dua Donnarumman si djalë, por tani duhet të marrë një vendim dhe të kuptojë se çfarë dëshiron të bëjë që të rritet, por me qetësin më të madhe”, shtoi ai.
“Klubi është duke bërë gjithçka që ta mbajë atë në San Siro”, përfundoi Montella.