Skuadra e Monzas që aktualisht bën gara në Serie B po synon transferimin e francezit Franck Ribery në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar mediumet italiane të martën. Bëhet e ditur se Ribery pritet të jetë përforcimi i parë i Monzas nëse siguron promovimin në Serie A, që edhe është synim i klubit këtë sezon. Monza aktualisht është në pozitën e dytë në Serie B dhe dy ekipet e para në fund të këtij sezoni direkt futen në Serie A.
Monza është nën pronësi të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi që më herët ka qenë pronar i Milanit. Aktualisht, Monza në radhët e veta ka lojtarët si Mario Balotelli e Kevin-Prince Boateng kurse Riberyn po e sheh si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm.
Ribery 37 vjeçar është pjesë e Fiorentinas dhe ka kontratë deri në verë. Ai këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime në 17 ndeshje në Serie A.