Ekipi i Kosovës është nisur drejt ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.
Në videon e publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, shihen sportistes kosovar të cilën tanimë janë gati për këtë ceremoni ndërsa e shoqërojnë “marshin” e tyre me këngën e njohur “Mora Fjalë”.
Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 mbledhin sportistë nga vende të ndryshme të rajonit të Mesdheut, ndërsa Kosova do të përfaqësohet nga sportistët e saj në disa disiplina.
Ceremonia hapëse pritet të shënojë zyrtarisht fillimin e garave, ku sportistët kosovarë do të synojnë rezultate sa më të mira në arenën ndërkombëtare.