Vendimi i Antoine Griezmmanit për t’u larguar nga Atletico Madridi duhet të respektohet, sipas bashkëlojtarit të tij, Alvaro Morata, i cili premton se do të ndihmojë për ta plotësuar hapësirën që do të lihet bosh nga largimi i francezit.
Antoine Griezmanni e kishte shqyrtuar publikisht mundësinë e largimit nga Atletico Madridi sezonin e kaluar, mirëpo në fund kishte vendosur të qëndronte. Këtë vendim ai e kishte përë publik përmes një dokumentari të titulluar “La Decision” (shqip “Vendimi”).
Francezi pastaj nënshkroi kontratë të re me klubin madrilen, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2023. Megjithatë, këtë javë ai ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Atletico Madridi, pasi i kaloi pesë vjet aty.
Largimi i tij vjen nga një eliminimi zhgënjyes nga Evropa. Edhe lojtarë të tjerë si Lucas Hernadez dhe kapiteni Diego Godin do të largohet këtë verë nga “Ëanda Metropolitano”.
Megjithatë, përkundër emocioneve të tij, Morata ka bërë thirrje që të kujtohen të gjitha gjërat e mira që Griezmanni ia ka dhënë Atletico Madridit gjatë viteve sa ishte këtu.
“Është një vendim që duhet ta respektojë, duhet ta falenderojmë atë për gjithçka që ka bërë për këtë klub, që është shumë, dhe unë e respektoj vendimin e tij”, ka thënë Morata, i cili është i huazuar nga Chelsea në Atletico deri në fund të sezonin tjetër.
“Ne do të donim shumë që ai të qëndronte, por ai tashmë e ka marrë vendimin e tij. Ne jemi duke e përfunduar këtë sezon, por jemi po aq të emocionuar edhe për sezonin e ardhshëm”.
“”Ndryshimi është gjithmonë i vështirë, por ne jemi duke punuar për ta bërë një skuadër sa më garuese që të jetë e mundur dhe do të luftojmë për gjithçka sezonin tjetër. Jemi shumë të motivuar në zhveshtore për të ardhmen, kjo është shumë e rëndësishme”.
“Të gjithë e morëm vesh lajmin se ai do të largohet në mënyra të ndryshme, varet nga lidhja që e kishe me të. Nuk ka rëndësi tani, situata është ashtu si është. Ne duhet ta pranojmë dhe të ecim përpara”.