Alvaro Morata ka gjetur rrugën e golit pas një kohe të gjatë. Ylli spanjoll shënoi një gol në përballjen e Chelseat kundër Leceisterit, në çerekfinale të Kupës FA që u luajt të dielën.
Pas një pasimi të bukur nga Willian, Morata doli ballë për ballë me portierin kundërshtar të cilin e mposhti me elegancë.
Goli i shënuar ishte për futbollistin e Fiorentinas, Davide Astorin, i cili ndërroi jetë para dy jave.
Kujtojmë që këtë takim skuadra londineze fitoi pas vazhdimeve, duke mposhtur 2 me 1 Leicesterin.
https://www.instagram.com/p/Bgguy5FB0I3/?taken-by=chelseafc