Juventusi pritet ta sjellë sulmuesin spanjoll Alvaro Morata nga Atletico Madridi në formë huazimi, njofton “Deportes Cuatro”.
Klubi kampion i Italisë pritet ta huazojë Moratan për një stinor. Juventusi ishte interesuar ta transferonte Edin Xhekon e Romës. Mirëpo, ky transferim ka hasur në pengesë, pasi Roma nuk po arrin ta transferojë Arkadiusz Milikun nga Napoli.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, kështu ka hapur dyert për Moratan.
Raportohet se Morata do të vijë te Juventusi në formë huazimi për një shumë prej 10 milionë euro, ndërsa klubi torinez do ta ketë opsionin për ta blerë sulmuesin nga Atletico për 45 milionë euro.
Morata ka luajtur te Juventusi nga viti 2014 deri më 2016, duke fituar dy tituj të Italisë dhe kontribuuar me 15 gola në 63 ndeshje.