Morën nga dy paga për muajin shkurt – megjithatë, gëzimi i punonjësve të qytetit të Cyrihut nuk do të zgjasë shumë

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Qyteti i Cyrihut ua ka paguar 30 mijë punonjësve të tij dy herë pagat e muajit shkurt.

Gabimi është bërë nga Banka Kantonale e Cyrihut (ZKB), shkruajnë mediat e huaja.

Pagesa e pagave të shkurtit u shkaktua dy herë, tha qyteti dhe banka në një deklaratë të hënën.

Siç thuhet më tej, gjithçka është bërë në mënyrë korrekte nga administrata.

Dhe 30 mijë punonjësit e qytetit që morën dyfishin e pagave nuk kanë asgjë për të festuar.

Kjo pasi që ata do të duhet “të kthejnë” pagën e dytë të paguar gabimisht.

Siç bëhet e ditur më tej, pagesa e tepërt arrin në 175 milionë franga zvicerane (rreth 183 milionë euro).

ZKB dhe qyteti aktualisht po punojnë për një zgjidhje për ta bërë shlyerjen sa më të drejtpërdrejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme