Thotë se është qytetare e vjetër, e sheh veten si frymëzim për shumë të reja dhe këshillon vajzat që duan të bëhen modele që të ja mësynë Amerikës.
Kështu Morena Taraku në një intervistë në RTV 21, tha se familjen e ka të shenjtë, nuk pranoi të flasë për ndonjë lidhje eventuale, ndërsa deklaroi se nuk e di sa tatto i ka.
“Si kam numëru se thonë të shtohen”, tha ajo, duke shpjeguar se nuk e ka ndryshuar asnjërën prej tyre.
Me buzët e fryra ajo pranoi se ka një duet me Sabri Fejzullahun e që do të publikohet rreth ndërrimit të moteve.
Taraku thotë se vazhdon ushtrimet në karate dhe se vrapon nga 11 kilometra në ditë në Gërmi.
Morena që veten e quan gazetare, vlerëson se mediat në Kosovë shkruajnë gjëra koti por që deklarohet se nuk i bëjnë përshtypje.