Morena Taraku ka qenë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit, pas publikimit të disa audio-incizimeve, ku aludohej se ajo fliste me një person, me të cilin ka pasur lidhje.
Modelja e shndërruar në këngëtare ka zgjedhur të mos i komentojë spekulimet e vazhdueshme lidhur me jetën e saj private, porse ka qenë aktive në rrjetet sociale me publikimin e imazheve që vënë në plan të parë hiret e saj.
Në njërën prej videove, bukuroshja paraqitet me bikini duke u hedhur në pishinë, ndërsa vëmendja është te pjesa e pasme mbresëlënëse e fizikut të saj.
“Faleminderit që më bëtë fokus të qytetit”, është përshkrimi që e shoqëron këtë xhirim të publikuar në Instagram.
Ndërkaq, një tjetër video e Morenës vjen nga pushimet, në të cilën ajo shfaqet po ashtu me bikini mbi një elefant, për të cilin thotë se i mungon.