Ata që e njohin Morena Tarakun e dinë se është një person shumë pozitiv.
Këtë e ka dëshmuar edhe së fundmi pas publikimit të disa Instastory, shkruan lajmi.net
Në fotot e postuara, modelja dhe këngëtarja e njohur shihet se gjendet në spital pranë një të sëmuri i cili festonte ditëlindjen dhe ishte fans i saj.
Morena madje i kishte derguar dhuratë dhe shfrytëzoi rastin që ta uroj edhe publikisht.
”Urime ditëlindjen Suel, merre veten shpejt vëlla”, kishte shkruar ajo pranë njërit imazh të publikuar. Kujtojmë se ajo së fundmi solli këngën “Femnat” me të cilën erdhi në bashkëpunim me Dj. Pm dhe Dj.Dagz.