Mori leje nga burgu dhe “shijoi” 4 muaj arrati, kapet në Tiranë 35-vjeçari nga Tepelena

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Një i burgosur që vuante dënimin me 9 vite heqje lirie në Institucionin e Ekzekutivit të Vendimeve Penale në Peqin shpërdoroi lejen e marrë për të shkuar në shtëpi më 9 nëntor të vitit të kaluar.

Prej atëherë, ai dyshohet të ketë shkuar në Tepelenë për të mos u kthyer më në institucionin në fjalë në datën e përcaktuar, por duke zgjedhur të “humbte” gjurmët duke u strehuar në Tiranë.

Gjithsesi, 35-vjeçari L.C. është gjetur dhe kapur nga shërbimet policore të Komisariatit Nr. 3, për t’u transferuar tashmë për veprime të mëtejshme nga Komisariati i Policisë së Tepelenës.

Ai rezuton i dënuar me 9 vite burg për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ndërsa tani rëndohet edhe me veprën e “largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme