Mori plagë në kokë, komandanti policor në Shkodër në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë | 15 Tet 2026 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës, Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën, duke qenë se ka një plagë të rëndë në kokë.

Komandanti u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës. /TCH

Të ngjashme