Një studim i ri sygjeron se të dukurit i stresuar mund të dërgojë në lidhje më të fuqishme shoqërore dhe të largojë “sulmuesit”.
Nëse jeni të stresuar, edhe nëse ndiheni sikur asgjë nuk po shkon mirë, instikti juaj mund të jetë t’a duroni atë që kolegët të mendojnë se keni gjithçka nën kontroll. Por pavarësisht përpjekjeve tuaja për tu dukur i qetë dhe i mbledhur, zbulimet e një studimi të fundit tregojnë se nëse iu tregoni të tjerëve se jeni të stresuar mund të ndihmojë në krijimin e lidhjeve më të fuqishme shoqërore.
Studiuesit nga Universiteti i Anglisë Portsmouth shikuan sjelljet e një grupi të majmunëve në Puerto Riko gjatë tetë muajve, dhe ata shikuan se kur majmunët gërvishtinin veten, një shenjë e zakonshme e stresit.
Ata zbuluan se sjelljet shfaqeshin kur majmunët ndodheshin rreth majmunëve tjerë që nuk ishin shokët e tyre ose kishin pozita fuqie brenda hierarkisë. Studiuesit vunë re se një ‘’gërvishtje nga stresi’’ zvogëlonte gjasat që majmuni të sulmohej.
Nëse një majmun i fuqishëm i afrohej një majmuni me status më të ulët dhe ai majmun nuk gërvishtej, kishte 75 përqind gjasa që të sulmohej. Por nëse gërvishtej, kishte 50 përqind gjasa që të dilte nga përleshja pa lëndime.
Tani, qartë se një grup i majmunëve dhe vendi i punës së njerëzve nuk ndajnë aksionet e njëjta, por duket se ka një mësim këtu për t’a aplikuar në bashkëveprimet tona me kolegët. ‘’Duke zbuluar stresin tek të tjerët, ne iu ndihmojmë atyre të parashikojmë se çfarë mund të bëjmë, kështu që situata bëhet më transparente’’ shpjegoi studiuesi udhëheqës Jamie Whitehouse në një përmbledhje të studimeve. ‘’Transparenca në fund zvogëlon nevojën për konflikt, nga e cila përfitojnë të gjithë dhe promovon një grup më të bashkuar’’.
Një koleg mund të ju shohë se jeni të stresuar dhe të ofrojë ndihmë, të mendojë dy herë para se të ju japë më shumë punë ose të ju japë hapësirë për t’u fokusuar. Kështu që, herën e ardhshme kur mendoni se duhet t’a mbani stresin në vete, mendoni se sa mund të ndihmojë transparenca.