Mos e lini punën, edhe nëse e urreni!

Prishtinë | 14 Kor 2024 | 05:38 | Nga Ekonomia Online

Shumë njerëz në ditët e sotme luftojnë me vendimin, të qëndrojnë në punën e tyre, e cila nuk i jep kënaqësi, apo të japin dorëheqjen prej saj dhe të nisin biznesin e tyre?!

Por një ekspert këshillon se, edhe nëse e urreni punën tuaj, ju nuk duhet të lini atë, tani.

“Nëse keni një punë që me të vërtetë nuk ju pëlqen dhe dëshironi të bëni diçka tjetër që në fakt ju pëlqen, bëjini të dyja për aq kohë sa të mundeni” – thotë Jim Wendler (ish-futbollist në kolegj, më pas një ndër sportistët më të mirë në ngritjen e peshave, sot trajner dhe shkrimtar).

Sot Wendler është një biznesmen. Programi i tij 5/3/1 për peshëngritje është ndjekur nga miliona atletë në vendin e tij. Më shumë se 547 mijë kopje të librave të Wendler janë shitur nëpër gjithë botën.

Ai ka parë njerëz nga shtresa të ndryshme që kanë dashur ta kopjojnë atë, duke u përpjekur të lënë punën e tyre për të nisur një biznes të vetin. Por kjo nuk është aq e lehtë sa mund të mendoni.

“Puna të cilën ju nuk e pëlqeni, në fund të muajit do t’ju paguajë gjithë faturat”, thotë Wendler, transmeton Ekonomia Online.

Ai tregon historinë e një grupi muzikor norvegjez, Darkthrone, një ndër grupet që ai pëlqen më shumë, edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë dëgjuar për të.

“Janë dy vetë në këtë bandë muzikore dhe ata nuk e kanë lënë për asnjë ditë të vetme punën e tyre. Asnjëherë. Ndërkohë që punojnë dhe marrin të ardhurat prej punës së tyre, mund të vijojnë të fokusohen në pastërtinë e muzikës së tyre, duke mos u shqetësuar të përdorin pasionin e tyre për të fituar para. Ata janë në gjendje të marrin rreziqe të mëdha dhe nuk ka rëndësi nëse njerëzit e pëlqejnë apo ajo muzikën e tyre”.

Ai bëri të njëjtin gabim shumë vite më parë, kur la punën e tij për të punuar në një organizatë më të madhe biznesi, në mënyrë që më pas të hapte biznesin e tij.

“Kur lashë punën, nuk kisha më të ardhura. Ishte vërtet një situatë e vështirë. Dhe kur ke një familje dhe njerëz për të cilët duhet të kujdesesh, është një ndjesi torturuese”.

Këshilla e fundit që ai jep është që, të qëndroni sa më gjatë në punën që keni dhe të kurseni para. Ndiqni pasionin tuaj, por nëse ai nuk ju siguron më shumë se 200 dollarë në muaj, kjo gjë nuk do t’ju ndihmojë.

Wendler sot fiton më shumë se 200 dollarë në muaj dhe është shkrimtar dhe trajner. Libri i tij i fundit “5/3/1 forever” u publikua javën e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme