Mbani mend diçka: Shefi juaj është gjithmonë i zënë!
Ai ose ajo nuk ka kohë për pyetje, përgjigjet e të cilave mund t’i gjeni lehtësisht në Google ose duke pyetur kolegun ngjitur.
Pyetjet e përgjithshme të cilat nuk kërkojnë shumë imagjinatë apo nuk janë të thella, ju bëjnë të ngjani keq.
Por mos u shqetësoni. Që mos të ngjani si punonjësi më i hutuar i grupit, më pishtë kemi renditur disa nga pyetjet të cilat nuk duhet t’i drejtoni shefit.
1. Çfarë ka ndonjë të re nga kompania?
Shefi juaj nuk e ka në plan të të tregojë të rejat më të fundit të kompanisë, prandaj shuajeni kureshtjen diku tjetër.
2. Seç më zuri veshi për filanin… është e vërtetë?
Kjo është pyetja më e papërshtatshme që mund t’i bëni shefit. Biseda me të duhet të jetë sa më objektive dhe larg thashethemeve.
3. Pse po i merr “Sara” të gjithë projektet e mira?
Kur gjërat tingëllojnë shumë familjare, atëherë lind dhe konflikti midis kolegëve.
Duhet të shmangni ankesat te shefi për probleme që kanë të bëjnë me kolegët tuaj. Pyetje e ngjashme do të ishte: “Pse po e menaxhon Sara atë zonë? Mendova se më përkiste mua.”
Nëse e konsideroni vërtet një problem, atëherë konsultohuni me përfaqësuesin e tij për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
4. Sa është leja vjetore?
Nëse prisni një përgjigje të tipit: “Pse dreqin po më pyet mua?”, atëherë duhet të tregoheni më të kujdesshëm.
Siç e përmendëm dhe më sipër, shefi juaj nuk ka kohë, prandaj për informacione të tilla duhet të drejtoheni nga burimet njerëzore ose një departament përgjegjës për këtë pjesë.
5. A do të ulemi ndonjëherë ta pimë kafen në dhomën e pushimit?
Kjo pyetje mund të jetë e pranueshme nëse e parashtroni në mënyrë “anonime”. Por përsëri mbetet një pyetje qesharake.