Shkrirja e mishit të pulës dhe i mishrave të tjerë mund të jetë rrezik për shëndetin! Ja përse nuk është mirë të veproni kështu!
Në të vërtetë, kur mishi qëndron gjatë në temperaturë dhome, krijimi i baktereve është i pashmangshëm, madje ato barten edhe në duart tuaja, në lecka të kuzhinës, në enë dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme.
Edhe më keq është shkrirja e mishit në furrë me mikrovalë, sepse, pos që temperatura e lartë i përshtatet zhvillimit të baktereve, dëmtohet edhe tekstura e mishit.
Ajo që është më së miri duhet që një natë para se ta gatuani gjellën, mishin duhet ta zhvendosni nga frizi në frigorifer.
Ekziston edhe një metodë e shpejtë – mishin futeni në qese plastike, lidheni qesen mirë dhe vendoseni në një enë me ujë të ftohtë. Është shumë me rëndësi që uji të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë me mishin. Assesi mos e përdorni ujin e ngrohtë, por vetëm të ftohtë.
Mbase nuk e keni ditur, mirëpo nëse nuk keni kohë, fare nuk ka nevojë ta shkrini mishin e pulës!
Bëjeni me erëza dhe futeni në furrë apo zieni si zakonisht dhe çdo gjë do të jetë sikur ta kishit shkrirë, vetëm që përpunimi termik patjetër duhet të zgjatë dyfish më shumë.
Kjo mënyrë e përgatitjes nuk rekomandohet vetëm kur e fërgoni mishin, sepse vazhdimisht do të lëshojë ujë dhe do të spërkatë në të gjitha anët.