“Mos humb asnjë rrahje”, shënohet Dita Botërore e Zemrës

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Me moton “Mos humb asnjë rrahje”, sot shënohet Dita Botërore e Zemrës, një ditë që ka për qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Këto sëmundje përfshijnë infarktin e miokardit, goditjet në tru, hipertensionin dhe sëmundjet e enëve të gjakut, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global.

Ministria e Shëndetësisë në njoftim kanë shkruar edhe se “Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktar për humbjen e miliona jetëve çdo vit, por janë gjithashtu sëmundje që mund të parandalohen në masë të madhe. Ndryshimet në stilin e jetesës dhe kujdesi i rregullt mjekësor luajnë rol kyç në reduktimin e rrezikut”

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të përqendrohen në aktivitete fizike, të konsumojnë ushqime të shëndetshëm, të kryejnë kontrolle të rregullt mjekësore dhe të minimizojnë ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut, siç janë duhanpirja dhe stresi.

Të ngjashme