Patatja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese. Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin.
Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave. Ky lëng rekomandohet për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak.
Përgatitja e lëngut të lëkurave të patateve dhe përdorimet e tij
Lëngu i lëkurave të patateve përgatitet krejt lehtë. Mjafton t’i vendosni lëkurat disa patateve mesatare me 1.5 kg ujë në një tenxhere dhe lërini të ziejnë përreth 20 minuta. Ky lëng mund të konsumohet si çaj për të përmirësuar qarkullimin e gj akut dhe enjtjeve të gjymtyrëve. Për këtë qëllim, ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy gotave me çaj në ditë. Lëngun e patateve mund ta përdorni edhe kundër gurëve në veshka
Lajini patatet me ujë të bollshëm dhe më pas futini në një enë të thellë ku duhet t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës.
Të nesërmen, hiqini nga uji ndërsa lëngun pijeni tre herë gjatë ditës. Patatet kanë efekt diuretik që do të thotë se përshpejtojnë nxjerrjen e toksinave nëpërmjet urinës. Kësisoj ato do të eliminojnë ose parandalojnë formimin e gurëve në veshka. Lëngun e lëkurave të patates mund ta përdorni në gatime të ndryshme.
Këtu përfshihet: përgatitja e supave dhe gjellrave të ndryshme, përgatitja e bukës së shtëpisë apo edhe ëmbëlsirave. Në rastin e brumit të bukës, lëngu i patateve zëvendëson ujin dhe e bën bukën edhe më të shëndetshme por edhe ndikon që buka të fryhet dhe të jetë më e butë. Në rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave, lëngu i patatesh zëvendëson qumështin.