Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë duke u kryer punime në disa rrugë të kryeqytetit.
Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqet e rrugëve “Arkitekt Karl Gega” dhe”Bajram Kelmendi” janë duke u asfaltuar.
“Sot kanë filluar punimet e asfaltimit në rrugën ‘’Agim Ramadani’’, prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat)”, ka shkruar Ahmeti.